DRITA

FOTO / DRITA
Drita ndahet me Bujar Shabanin
13 June, 2021 @18:04
Njëri ndër lojtarët më të mirë te Drita, Bujar Shabani, nuk do të jetë më pjesë e e skuadrës gjilanase.
Bujarit sot i përfundoi kontrata dhe nuk e vazhduan bashkëpunimin.
Shabani gjatë karrierës së tij te Drita, luajti në 201 ndeshje, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 11 asistime. Ai gjithashtu u shpall 2 herë kampion i Kosovës me Dritën dhe e fitoi 1 herë Superkupën e Kosovës.