PARAKUALIFIKIMET

FSHF zyrtarizon parakualifikimet për Champions
13 June, 2021 @14:28
Disa ditë më herët u kuptua se turneu parakualifikues i Champions League, i paraparë të zhvillohet në Ishujt Faroe, ka ndërruar lokacion për shkak të pandemisë dhe tashmë UEFA ia ka besuar FSHF-së organizimin e raundit parakualifikues.
Duelet do të zhvillohen javën që vjen, më 22 qershor ku takohen: Folgore - Prishtina dhe HB Torshavn - Inter d’Escalades. Fituesit e çifteve, kalojnë në finale që luhet më 25 qershor. Fituesi i finales, arrin raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
“UEFA i beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të turit paraeliminator të Champions, që do të luhen në datat 22-25 qershor 2021 në Durrës dhe në Elbasan,” ka bërë të ditur FSHF sot.