Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DANIMARKA - FINLANDA

Finlanda debuton me fitore në Evropian

Finlanda debuton me fitore në Evropian


12 June, 2021 @21:38

Finlanda e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e saj të parë historike në një Kampionat Evropian.

Në derbin skandinav, Finlanda e mposhti Danimarkën me rezultat minimal 0-1.

Ndeshja u karakterizua me rastin tragjik të Christian Eriksenit dhe ndërprerjes së detyrueshme të ndeshjes për një kohë.

Mesfushori i njohur pësoi sulm kardiak në fushë dhe u dërgua me urgjencë në spital për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndeshja e ndërprerë vazhdoi pas rreth një ore, ndërsa futbollistët finlandezë i duartrokitën kundërshtarët e tyre me t’u rikthyer në fushë, për t’i motivuar ata pas fatkeqësisë që i ndodhi bashkëlojtarit të tyre.

Fitorja e finlandezëve erdhi me golin e sulmuesit Joel Pohjanpalo, i cili realizoi golin e parë në EURO për përfaqësuesen e Finlandës duke shënuar në minutën 60’.

Pohjanpalo në shenjë respekti për Eriksenin, nuk festoi pas golit të shënuar.

Danimarka e dekoncentruar nga ajo që ndodhi në fushë pati mundësi të barazojë rezultatin nga penalltia në minutën 74’, por mesfushori Pierre-Emile Hojbjerg ishte i pasaktë nga pika e bardhë.

TABELAT NË GRUPET E EURO2020

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Grupit B, ndërsa ndeshja tjetër e grupit luhet mes Belgjikës dhe Rusisë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani