LIROJNË MBROJTËSIN

Drita ndan rrugën me mbrojtësin Bardhoku
12 June, 2023 @21:21
Nënkampionia e Kosovës, Drita, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët edhe me një lojtar nga ekipi i stinorit që e lamë pas. Ndarja e radhës vjen me mbrojtësin gjakovar Tun Bardhoku, i cili regjistroi 36 paraqitje për ekipin për dy vjet sa qëndroi aty. Borozani.com
Bardhoku 29-vjeçar nuk arriti të bëj vend në formacionin startues të Dritës në të shumtën e rasteve dhe me 14 paraqitje këtë stinor, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet të jetë jo më shumë se 100 mijë euro sipas Transfermarkt. Tash ai është lojtar i lirë. Para se të bëhet pjesë e Dritës, Bardhoku ka luajtur dy stinorë për Prishtinën ku kishte ardhur prej Vëllaznimit.
“Ju njoftojmë që kemi mbyllur bashkëpunimin me Tun Bardhokun pas perfundimit të kontratës. Tuna erdhi te ne në sezonin 2021/2022 dhe gjatë periudhës dy vjeqare arriti 36 paraqitje me klubin në të gjitha kompeticionet. Klubi jonë e falënderon Bardhokun për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.” - ka bërë të ditur Drita në njoftim. ◼️