DRITA 1-2 PRISHTINA

Çaste nga festa e lojtarëve pas golit të Prishtinës/ Foto: FCPrishtina/fb
Drita pëson për herë të parë, në sekondat e fundit fiton Prishtina
19 October, 2022 @20:14
Pakkush e priti një përfundim të tillë, por derbi mbetet derbi dhe gjithnjë është i hapur për befasi të sekondave të fundit.
Derisa ndeshja vazhdonte 0-0 ka qenë qendërmbrojtësi i Dritës Prince Balde që shënoi për avantazhin e gjilanasve nënkampionë, ndërsa derisa pritej fundi i ndeshjes në kohën shtesë Prishtina reagoi dhe atë aq shpejt sa që përmbysi epërsinë e ekipit të Ardian Nuhiut dhe e fitoi atë, duke i marrë të trija pikët në derbi.
Drita 1-2 Prishtina [Prince Balde 84 - Shefik Shefiti 90+1, Leotrim Kryeziu 90+3pen.] rezultoi në fund, ndërsa goli i parë i Shefitit në kohën shtesë, i rrëmbyeshëm i dha krahë prishtinasve që në aksionin tjetër të kërkojnë golin dhe një prekje me dorë në zonë nga Almir Ajzeraj shkaktoi penalltinë të cilën e konkretizoi Kryeziu në formë.
Kjo ishte humbja e parë e Dritës këtë stinor në Superligë pas ecurisë thuajse perfekte deri tash, por gjithsesi me ndeshje më shumë, ata mbesin në krye të renditjes ende.
Në anën tjetër Prishtina shënoi fitoren e pestë dhe për herë të parë këtë stinor po shënon dy fitore radhazi!