DRITA - DRENICA

Drita ruan kreun, Drenica vazhdon fundosjen
2 April, 2023 @16:57
Pas pushimit të kombëtareve, Drita ka shënuar fitore në ligë ndaj Drenicës, për ta ruajtur kështu kreun e klasifikimit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse fitorja e Dritës erdhi falë golave të shënuar në pjesën e dytë. Në fund, rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3-0 (Leonat Vitija 57’, Blend Baftiu 75’, Muharrem Jashari 85’).
Gjërat Drenicës ia komplikoi përjashtimi i Agim Zekës në minutën e 38’, minutë pas së cilës presioni i Dritës veç sa u shtua gjithnjë e më shumë dhe goli ishte thjesht çështje kohe.
Leonat Vitija shënoi fillimisht me kokë në minutën e 57’ pas harkimit nga Almir Ajzeraj, e më pas rrjetën e gjetën dhe Blend Baftiu, i asistuar nga Kastriot Selmani, dhe Muharrem Jashari për përfundimtaren 3-0.
Kështu, Drita ruan kreun e renditjes, kurse Drenica vazhdon fundosjen dhe rrezikon që të bie nga Superliga për herë të parë në futbollin e pas-luftës në Kosovë.