NDESHJET E FUNDIT TË VITIT

Foto: FBK
Duelet e fundit të vitit në Superligë, sonte
29 December, 2022 @11:53
Dy ndeshjet e fundit të Superligës 2022/23 për këtë vit do të zhvillohen sonte, derisa pushimi do të zgjasë deri më javën e dytë të janarit, kur më 7-8 janar 2023 basketbollistët i kthehen parketit.
Shiko ::: TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS
Pas ndeshjeve Prizreni-Peja dhe Ylli-Prishtina të luajtur në ditët e kaluara, sonte në Gjakovë Vëllaznimi pret Rahovecin, në ora 19:00, ku te këta të fundit do të debutojë trajneri i ri.
Ndërsa në të njëjtën kohë luhet edhe ndeshja Trepça-Bashkimi, ku mitrovicasit dëshirojnë ta mbyllin me fitore vitin para tifozëve të vetë. Bashkimi në anën tjetër po kërkon këndellje pas disfatës në BIBL dhe ngritje në tabelë, pasi që pas Rahovecit është ekipi më i rrezikuar këtë stinor në elitë.
Shiko ::: REZULTATET dhe XHIROT TJERA
Para ndeshjeve të sotme, Vëllaznimi ka bilanc 6-9 ndërsa Rahoveci 2-12. Ndërsa në ndeshjen e palestrës tjetër, Trepça është me 8-7 kurse Bashkimi me 5-10.