FLAMURTARI 3-2 KIKA

Dueli pa shumë brenga, ngritet Flamurtari
21 April, 2022 @19:16
Pas pjesës së përfunduar me nga dy gola nga secila palë, Flamurtari ka arritur që të shënojë fitore ndaj Kikës me golin e shënuar në pjesë të dytë për përfundimtaren Flamurtari 3-2 Kika [ n.n. x3 - Dardan Dermaku, Durim Biqkaj].
Kjo fitore ka bërë që Flamurtari të dalë nga pozita e shtatë për tu ngritur në të gjashtën, ndërsa Kika ka pësuar humbjen e tetë të stinorit me këtë të sotmen.
Të dyja skuadrat, vecanërisht Flamurtari është i qetë në renditjen tabelare të Ligës së Parë Grupi B, ndërsa Kika, njashtu e qetë - me jo fort brenga drejt mbylljes së stinorit.