DUKAGJINI

Dukagjini vazhdon me shtabin e njëjtë
9 June, 2021 @21:17
Skuadra e fundit që u inkuadrua në Superligë, Dukagjini, ka arritur marrëveshje me shtabin teknik edhe për një sezon.
Shtabi teknik përbëhej nga trajneri Armend Dallku dhe ndëhmësit e tij Artan Luzi e Agron Ramadani.
Dukagjini në stinorin e kaluar luajti finale në Kupën e Kosovës, derisa e mposhti Trepçën’89 në ndeshjen e barazhit dhe u inkuadrua në Superligë.