Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOUTH AMERICA

Brazili s’gabon, Neymar i afrohet Peles

Brazili s’gabon, Neymar i afrohet Peles


9 June, 2021 @9:00

Për dallim nga Argjentina që në mëngjesin e sotëm dështoi ndaj Kolumbisë, Brazili në anën tjetër e fitoi ndeshjen e tij ndaj Paraguajit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim drejt Kampionatit Botëror të vitit 2022.

Brazilianët takimin e mbyllën me fitore 0-2, e për golat u përkujdesën Neymar (4’) dhe Paqueta (90+3’).

Me asistin e realizuar mbrëmë, Neymar tashmë ka vetëm 1 asistim më pak se Pele (47) në listën top-asistuesve me fanellën e Brazilit, një arritje kjo e jashtëzakonshme. Gjithashtu, ai pritet ta kalojë legjendën Pele edhe sa i përket golave me fanellën e Brazilit. Neymar momentalisht ka vetëm 11 gola më pak se Pele me këtë fanellë.

Duke qenë i pari në grup, Brazili pritet që pa probleme ta sigurojë kualifikimin në Botërorin e Katarit nga ky grup kualifikues.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror