Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOUTH AMERICA

Argjentina lëshon epërsinë, ndalet nga Kolumbia

Argjentina lëshon epërsinë, ndalet nga Kolumbia


9 June, 2021 @8:49

Përkundër epërsisë 0-2 pas pjesës së parë, Argjentina në fund u ndal me barazim nga Kolumbia.

Kolumbianët shënuan dy herë në pjesën e dytë, për ta mbyllur kështu me barazim 2-2 ndeshjen ndaj Argjentinës. Ndeshja ishte e vlefshme për fazën kualifikuese drejt Botërorit të vitit 2022.

Romero dhe Paredes shënuan për Argjentinën në pjesën e parë, kurse për vendasit fillimisht shënoi Muriel nga pika e bardhë (51’), e krejt në fund Borja (90+4’) shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Ky barazim bën që Argjentina të jetë 6 pikë larg Brazilit lider në grupin kualifikues drejt Botërorit të Katarit, kurse Kolumbia ndodhet e pesta në grup. Katër vendet e para të grupit shkojnë direkt në Botëror, kurse i pesti do ta tentojë kualifikimin përmes Play Off-it.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror