Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 2-0 ULPIANA

E dyta me radhë, Prishtina jo lehtë ndaj Ulpianës

E dyta me radhë, Prishtina jo lehtë ndaj Ulpianës


12 March, 2022 @15:15

Prishtina sot ka shënuar fitore ndaj Ulpianës në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, derisa ekipi si duket është kthyer në binarët e fitores, pas shtatë ndeshjeve pa fitore!

Bardhekaltërit e drejtuar nga Abdulah Ibrakovic kanë qenë më të rrezikuar në pjesë të parë, por pasi që e kaluan atë, në të dytën u rikthyen për të fituar ndeshjen.

Ulpiana e Edlir Tetovës ka qenë tepër e mirë në pjesë të parë, ndërsa ka pasur dy raste për të marrë epërsinë. Prishtinën njëherë e shpëtoi shtylla, ndërsa në tjetrën ka qenë portieri Eglant Haxho që e shpëtoi ekipin.

TABELA AKTUALE

Iran Jr kishte tentuar herët në ndeshje (9’), ndërsa më pas Ardi Shala (28’) qëlloi shtyllën e vendasve.

Në pjesë të dytë këngë tjetër. Një Prishtinë më e sigurt dhe më kërkuese, që nga fillimi i 45 minutëshit të radhës dhe shpejt edhe erdhi goli.

Së pari ka qenë zëvendësuesi Qëndrim Zyba (53’) që i dha epërsinë bardhekaltërve, e pas kësaj shpejt edhe Gauthier Mankenda (58’) shënoi për të hequr dilemat e fituesit, ku rezultati përfundimtar doli 2-0 [Qëndrim Zyba 53, Gauthier Mankenda 58].

Me fitore Prishtina kthehet në pozitën e pestë, ndërsa Ulpiana tashmë është në rrezik serioz për rënie, pasi që rivalët tjerë në luftë për mbijetesë mund të ikin edhe më shumë në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga