KOSOVA
E FUNDIT: Bledian Krasniqi zgjedh Kosovën
14 November, 2024 @13:21
Një lajm i mirë nga mediat zvicrane.
E mirënjohura Blick ka bërë të ditur pak më parë që futbollisti Bledian Krasniqi ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën.
“Ka qenë pjesë e skuadrave zinxhirë të përfaqësueses së Zvicrës në futboll, por që nga sot e tutje Bledian Krasniqi ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën, shtetin e prindërve të tij” - shkruan Blick.
Bledian Krasniqi është mesfushor ofansiv, 23-vjeçar, që për momentin luan te skuadra e Zurichut, aty ku edhe është zhvilluar si futbollist.
Deri më tash këtë sezon ai ka zhvilluar 13 paraqitje në elitën e futbollit zvicran, gjatë të cilave ka 2 gola e 2 asistime, ndërkohë që vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 1.5 milionë euro.
Lajmi në fjalë ende nuk është publikuar nga FFK-ja, por me gjasë njoftimi do të bëhet shumë shpejt.