FITORE PARA DERBIT

Foto: Galatasaray/fb
E katërta me radhë për Galatasarayin
21 December, 2023 @12:30
Galatasaray ka shënuar fitoren e katërt kampionale me radhë pas humbjes së papritur nga Hatayspor, ndërsa ka mposhtur mbrëmë ekipin e Fatih Karagumrukut, ku luajtën nga minuta e parë e ndeshjes Fred Veseli i Shqipërisë dhe Ibrahim Dresevic i Kosovës.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores minimale 1-0 e ka shënuar Kerem Akturkoglu në minutën e 40. të ndeshjes, ndërsa Galatasaray tash para derbit ndaj Fenerbahçes në krye të tabelës, kanë pikë të barabarta - nga 43. Derbi i madh i Stambollit Fenerbahçe-Galatasaray luhet më 24 dhjetor me fillim prej orës 17:00.