VUSHTRRIA 3-1 VLLAZNIA

E katërta radhazi, për ndjekjen e kreut
20 March, 2022 @15:39
Vushtrria ka vazhduar serinë e fitoreve në ndjekje të kreut të Ligës së Parë Grupi B, duke e mposhtur Vllazninë e Pozharanit sot në Ferki Aliu me rezultat, Vushtrria 3-1 Vllaznia [Daut Maxhuni 25, Adnard Mehmeti 52, Bashkim Shala 87p. - n.n. 80].
Futbollistët e Samuel Nikaj pas golit të epërsisë në pjesë të parë përmes mesfushorit Daut Maxhuni, kanë nisur shpejt edhe pjesën e dytë kur Adnard Mehmeti shënoi për 2-0.
Pas kësaj, përkundër uljes së epërsisë nga ana e mysafirëve, një penallti e fituar nga vendasit, ka cuar te fitorja e lehtë me përfundimtaren 3-1 në të mirë të “forcës”.
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e katërt radhazi për Vushtrrinë në pjesën pranverore të stinorit, pas fillimit me barazim, që ua humbi atyre vendin e parë.
Vllaznia në anën tjetër, e parafundit në renditje, ka 7 pikë më shumë se Vitia dhe vështirë se do të mund të rrezikojë rënien nga Liga e Parë.