Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ PRIZRENIT TE BASHKIMI

E merr nga rivali lokal

TOPSPORTI/ Arkiv

E merr nga rivali lokal


27 July, 2022 @12:31

KB Bashkimi ka zyrtarizuar ardhjen e parë për stinorin 2022/23 dhe ai është Altin Morina, që stinorin e kaluar e kreu te KB Prizreni-16.

Përmes një videoje të shkurtër KB Bashkimi ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka nënshkruar për stinorin që vjen me basketbollistin 30-vjeçar, që luan në pozitën një.

“Kampioni kthehet, aty ku e ka vendin! Ju njoftojmë se ish kampioni i Kosovës me Bashkimin ne vitin 2018 dhe përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës do të jetë pjesë e ekipit të Bashkimit per sezonin 2022/23. Altini i cili është njëri ndër basketbollistët më të mirë vendorë dhe i cili luajti një rol kyq në shpalljen e Bashkimit kampion, është rikthyer aty ku e ka vendin, tek krenaria e qytetit të Prizrenit, KB Bashkimi,” - ka shkruar njoftimi i klubit portokallezi.

Ditë më parë Bashkimi bëri të ditur se ka vazhduar me trajnerin verimaqedonas, Darko Radulovic.

Kujtojmë, Morina ka qenë pjesë e Bashkimit ku prizrenasit për herë të parë kishin fituar titullin kampion, 2017/18. Ndërsa statistikat e stinorit të kaluar i gjeni KËTU.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga