Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16 EUROLEAGUE

Efesi shkëlqen

Efesi shkëlqen


2 February, 2013 @0:07

Skuadra turke Anadolu Efes po shkëlqen në fazën e TOP 16shit. Ata realizuan fitoren e pestë në Grupin E dhe gjenden në pozitën e dytë pas Real Madridit të 

pa mposhtur.

Lojtarët e trajnerit Oktay Mahmuti, e mposhtën Unicaja Malaga-në me rezultat 78-73, ku u dalluan Jordan Farmar me 15 pikë e 5 asistime dhe Kerem 

Gonlum i cili bëri double-double me 13 pikë e 10 kërcime. 

Ndërsa në anën tjetër 20 pikët e lojtarit Luka Zoric nuk mjaftuan për fitoren e Malagës.

Fitore me vlerë nga Pana

Gjiganti grek Panathinaikos e mposhti skuadrën gjermane Brose Baskets, me një epërsi të ngushtë por me vlerë shumë të madhe 76-73. Tek Pana më i miri ishte 

Michael Bramos i cili luajti me 16 pikë e 4 kërcime.

Khimki në rrugë të mirë 

Skuadra ruse Khimki po vazhdon me rezultate pozitive. Fitoren e radhës e arritën kundër Caja Laboralit me rezultat 83-71. Paul Davis shkëlqeu me 20 pikë.

Kjo ishte fitorja e katërt e Khimkit krahas dy humbjeve në Grupin F.



GRUPI E

1 Real Madrid 6-0
2 Anadolu Efes 5-1
3 CSKA Moscow 4-2
4 Panathinaikos 4-2
5 Zalgiris Kaunas 2-4
6 Unicaja Malaga 2-4
7 Alba Berlin 1-5
8 Brose Baskets 0-6


GRUPI F

1 FC Barcelona Regal 5-1
2 Montepaschi Siena 5-1
3 Khimki Moswcow 4-2
4 Caja Laboral 4-2
5 Olympiacos 3-3
6 Maccabi Electra 2-4
7 Fenerbahce Ulker 1-5
8 Besiktas JK 0-6

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague