SEZONI 2019/20
Ekipe nga 5 shtete të interesuara për BIBL 2019/20
8 July, 2019 @13:40
Pesë shtete janë përmendur nga faqja e ligës ballkanike, të interesuara me ekipet e tyre që të marrin pjesë në stinorin e ri të BIBL.
“Ekipet nga Shqipëria, Kazakistani, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore kanë treguar dëshirën për të qenë pjesë e stinorit të ri të BIBL, ndërsa në ndërkohë do t’ju njoftojmë për emrat e ekipeve,” ka bërë të ditur faqja zyrtare e kësaj gare.
Për më tepër, emri i Vllaznisë së Shkodrës është ekipi i parë i përmendur zyrtarisht në këtë faqe, derisa skuadra ka shprehur interesim për tu rikthyer në këtë ligë për sezonin 2019/20.
Njashtu, është përcaktuar data e fillimit të stinorit të ri në BIBL. Kjo ligë, ku zakonisht marrin pjesë dy deri tre ekipe të Kosovës për stinor, do të nis stinorin e ri të saj më 15 tetor 2019.
Sa i përket ekipeve nga Kosova, zyrtarisht asnjëra s’ka konfirmuar aplikimin për pjesëmarrje. Mirëpo, Trepça ka dhënë sinjale se dëshiron të rikthehet në ligë.
Në stinorin e fundit nga Kosova në këtë ligë është paraqitur vetëm Bashkimi, pasi që Prishtina edhe pse kishte aplikuar dhe ishte pjesë e ligës, kishte tërhequr pjesëmarrjen në gjysmë të stinorit, pa zhvilluar asnjë ndeshje.