PA TRAJNER

Ekipi më i dobët i stinorit në Champions, shkarkon trajnerin
9 December, 2021 @14:16
Skuadra më e dobët e këtij stinori në Ligë të Kampionëve, Besiktas, ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm të ekipit, Sergen Yalçin. Borozani.com
Mediat turke kanë bërë të ditur se trajneri në fjalë që bëri ekipin kampion në stinorin e kaluar, nuk ka dalë sot në stërvitje me skuadrën, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen nga kryetari i klubit.
Ky i fundit ka pranuar dorëheqjen e tij dhe kështu, Besiktas prej sot nis kërkimin për trajnerin e ri të skuadrës.
Besiktas, bëri pjesë në Grupin C të Ligës së Kampionëve dhe e kreu garën pa asnjë pikë të fituar, duke qenë më i dobëti në të gjitha grupet, derisa shënoi vetëm tri gola në gjashtë ndeshje karshi 19 të pranuarave.
Bardhezinjëve nga Stambolli nuk po i shkon mirë as në kampionat, pasi që në pesë ndeshjet e fundit aty, kanë regjistruar katër humbje dhe vetëm një barazim!
Në anën tjetër, mediat turke kanë bërë të ditur se Sport1 gjerman ka përfolur mundësinë e ardhjes së Daniel Farkes si trajner në klub. Farke deri në muajin e kaluar ka qenë trajner i Norwich Cityt në Premier Ligë.