FARUK ELSHANI

Elshani: Patëm mundësi që të marrim një pikë
9 May, 2021 @18:31
Skuadra e Feronikelit është duke rrezikuar seriozisht rënien nga Superliga, pas humbjes së sotme ndaj Prishtinës me rezultat 2-1.
Sipas trajnerit të Feronikelit, Faruk Elshani, nga kjo ndeshje ekipi i tij ka pasur mundësi të dalë me pikë, duke aluduar rastin e humbur nga penalltia e Marko Simonovskit.
“E kemi ditur që është një ndeshje e vështirë. Ndoshta ndeshja më e vështirë. Rivaliteti mes neve dhe Prishtinës e bënë që çdo ndeshje të jetë derbi. E patëm edhe mundësinë që të dalim me një pikë, por nuk ke e shkruar. Na mbetet që të vazhdojmë përpara”, tha Elshani për Art Sport.
Feronikeli aktualisht gjendet në pozitën e tetë që dërgon në barazh.