Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN NUHIU

Nuhiu: Barazimi ishte rezultat real

Nuhiu: Barazimi ishte rezultat real


9 May, 2021 @18:07

Ndeshja derbi e kësaj jave në Superligë mes Dritës dhe Ballkanit përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Ky rezultat nuk i shkoi në favor asnjërës prej këtyre dy skuadrave që ishin në garë për titull.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, tha se të dytja skuadrat luajtën mirë dhe se rezultati i barabartë ishte epilogu real i ndeshjes.

“Me angazhimin jam i kënaqur jashtëzakonisht shumë. Djemtë lanë shpirtin në fushë për të bërë më të mirën. Por përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë siç është Ballkani. Ishte ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, për shkak se që të dyjat kërkonin të fitonin ndeshjen. Mendoj që epilogu real i ndeshjes ishte barazimi, sepse mund edhe të fitonim, por edhe Ballkani kishte raste të tilla që mund të pësonim” tha Nuhiu për Art Sport.

Më tej, trajneri shkupjan tha se ekipi i tij do të vazhdojë të jap maksimumin edhe në ndeshjet e mbetura, megjithëse gjasat për titull me këtë barazim janë zbehur dukshëm.

“Kemi parë një kampionat jashtëzakonisht të fortë, të luftuar nga tri skuadra që kërkonin titullin, por gjithashtu edhe skuadrat e tjera që luftojnë për mbijetesë. E dijmë që tani kemi ngecur me pikë dhe nuk ka më ndeshje për të rikuperuar, por ne deri në fund do të bëjmë maksimumin dhe më pastaj llogaritjet do t’i bëjmë në fund”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga