Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN BASHA

Basha: Nuk po na jepet ajo që po na takon

Basha: Nuk po na jepet ajo që po na takon


9 May, 2021 @18:16

Skuadra e Ballkanit me barazimin e sotëm me rezultat 1-1 në derbi përballë Dritës, ka humbur gjasat edhe matematikisht për t’u shpallur kampion.

RAPORTI I NDESHJES

Skuadra suharekase në këtë ndeshje u drejtua nga ndihmëstrajneri i deritashëm, Ardian Basha, i cili mori detyrën e kryetrajnerit nga Bledi Shkëmbi, pas largimit të këtij të fundit.

Trajneri Basha duke komentuar këtë ndeshje, tha se skuadra e tij luajti mjaft mirë por se i mungoi konkretizimi në fund.

“Fillimisht falenderoj presidentin që ma ka besuar këtë detyrë që t’i udhëheqi këto 3 ndeshje. Angazhimi i lojtarëve ishte mbi maksimalen e tyre. Bëmë gjithçka, e dominuam lojën, kishim shumë raste, por çaluam te konkretizimi. Loja shkoi ashtu siç ishim përgatitur dhe siç kemi planifikuar, por nuk na doli që të fitojmë. Kishim më shumë nga loja, lojtarët u paraqitën mjaft mirë. Në ndeshjet e mbetura do të vazhdojmë të japim maksimumin”, tha Basha për Art Sport.

Ndërkaq lidhur me analizën në përgjithësi të këtij stinor, ai tha se Ballkanin e kanë penguar disa rrethana të tjera, duke e përmendur edhe rastin e sotëm të Mirlind Dakut në minutat e fundit kur u kërkua penallti.

“Ballkani gjatë këtij stinori ka bërë lojën më të bukur dhe ka pasur ekipin më të mirë. Të gjitha pikët i kemi fituar me meritë, por rrethanat e tjera nuk na kanë lejuar të fitojmë edhe disa pikë më shumë. Edhe sot mund të jepej një penallti për Dakun, por në momentet më vendimtare nuk po na jepet ajo që po na takon”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga