FTESA
Emër i ri te Kosova, futbollisti i skuadrës holandeze pranon ftesën nga Challandes
18 May, 2021 @18:04
Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë së paku një emër të ri në ndeshjet e muajit qershorit.
Tashmë ftesën zyrtarisht e ka pranuar mbrojtësi i krahut të djathtë, Destan Bajselmani, gjë për të cilën ka dhënë konfirmim edhe skuadra e tij nga elita holandeze, Zwolle.
Bajselmani këtë stinor ka debutuar në kampionatin holandez, ku ka pasur 5 paraqitje gjithsej.
22-vjeçari është i lindur në Holandë dhe ka nënshtetësi të Holandës dhe të Kosovës.
Në qershor Kosova do të luajë 4 ndeshje kontrolluese përballë San Marinos, Maltës, Guinesë dhe Gambisë.