Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJE E TRAJNERIT ME KLUBIN!

Emin Baliqi ndahet me Trepçën

Emin Baliqi ndahet me Trepçën


3 October, 2023 @11:22

Trajneri i deritashëm i Trepçës, Emin Baliqi, ka bërë të ditur mbrëmë se ka ndarë rrugët me klubin e tij të zemrës. Ai ka qëndruar gjatë si kryetrajner i ekipit të parë të mitrovicasve duke qenë se aty ka punuar edhe gjatë stinorit të kaluar, ndërsa këtë detyrë e ka ndarë me Shpëtim Fetahun, ish-bashkëlojtar të tijin.

Baliqi, ka bërë të ditur se ka ardhur koha për t’i dhënë fund bashkëpunimit, pas përvojave dhe punës së madhe të bërë aty, ndërsa dashurinë që e ka ndaj Trepçës ka thënë se nuk e ndalë dot askush.

Emin Baliqi

“Pas disa viteve eksperience në ekipin e parë duke filluar nga organizimi, mobilizimi dhe përgaditja e strukturave të klubit i erdhi edhe fundi i bashkupunimit, duke i ditur vêshtirësit që patëm gjatë këtyre viteve jemi mëse të lumtur që arritëm të paktën t’ia kthejmë sado pak ndriçimin duke filluar nga lojtarët vendor e deri ata që erdhën me cilësi të lartë, Trepça meriton më shumë, ishim të betuar që me sinqeritet dhe me punë ta ngrisim nivelin që emri Trepça të jehojë kudo, Trepça është mbi të gjithë prandaj dashninë ndajë sajë nuk na e ndalon dot askush,” ka shkruar Baliqi në llogarinë e tij personale të Facebookut.

Pikërisht sot, Trepça luan përballjen e xhiros së shtatë në Ligë të Parë - Grupi A, ku ekipi është mysafir i Istogut në “Demush Mavraj”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë