Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - TREPÇA'89

Fund dramatik, derbi mitrovicas i takon Trepçës

Fund dramatik, derbi mitrovicas i takon Trepçës


6 October, 2023 @17:47

Derbi mitrovicas në mes të Trepçës dhe Trepçës’89, i takoi skuadrës së Trepçës me rezultat 3-2.[Moustapha Ba 4’,17’,38’ - Lulzim Peci 57’,84’]

Sulmuesi Moustapha Ba ishte i pakapshëm nga mbrojtja e 89-shit. Ai regjistroi hat-trick në minutën e 38’, ku edhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-0.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, 89-shi e ngushtoi rezultatin me dygolëshin e Lulzim Pecit, por nuk mjaftoi për fitore.

Trepça’89 në minutën e 85’ mbeti pa një lojtar, që u përjashtua Egzon Fazliu me karton të kuq.

TABELA AKTUALE

Trepça përkohësisht ngritet në pozitën e dytë me 14 pikë, kurse 89shi me 11 pikë është në pozitën e katërt.

Në xhiron tjetër Trepça takohet me Rahovecin, kurse Trepça’89 me Phoenixin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë