Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAZLIU ME HAT-TRICK!

Vushtrria arrin fitoren e parë dhe del nga fundi i tabelës!

Vushtrria arrin fitoren e parë dhe del nga fundi i tabelës!


4 October, 2023 @23:30

Skuadra e Vushtrrisë më në fund ka arritur të shënojë fitoren e parë të këtij stinori në Ligën e Parë - Grupi B. Ekipi bardhekaltër në “Ferki Aliu” që tash po drejtohet nga Suad Keçi, sot ka mposhtur Kikën duke e çuar atë në fund të renditjes, ndërsa vetë ka nxjerrë veten nga aty.

Ka qenë sulmuesi Drilon Fazliu që ka shënuar hat-trick në këtë duel, për të nxjerrë Vushtrrinë nga kriza e madhe e rezultateve, ndërsa ndeshja u vendos kah periudha e fundit e saj pasi që pjesa e parë kishte përfunduar 1-0, ndërsa më pas Kika kishte barazuar.

TABELA AKTUALE

Vushtrria 4-1 Kika [Drilon Fazliu 18’, 75’, 88’, Dren Ahmeti 56’ - n.n. 49’].

Pas shtatë xhirosh, Vushtrria ka 4 pikë dhe është e nënta në renditje. Kika tash është e fundit me 3 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë