Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E GJASHTA ME RADHË!

Harbin Reçica vendimtar, Ulpiana regjistron fitoren e gjashtë me radhë

Harbin Reçica vendimtar, Ulpiana regjistron fitoren e gjashtë me radhë


4 October, 2023 @23:01

Ulpiana e drejtuar nga Emin Bajrami ka kaluar edhe një pengesë të rëndësishme në rrugëtimin 2023/24 në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B. Ekipi nga Lipjani ka arritur fitore minimale, por shumë të rëndësishme për të mbajtur hapin me kryesuesin e renditjes, ndaj Ferizajit sot në “Sami Kelmendi”.

Goli i shënuar në pjesë të parë nga Reçica ka qenë vendimtar në këtë ndeshje, ndërsa Ulpiana ka mposhtur Ferizajin e drejtuar nga Ismet Munishi me rezultat 1-0 [Hamdi Reçica 35’]. Për më tepër, një pjesë të madhe të pjesës së dytë të ndeshjes Ulpiana e luajti me një lojtar më pak në fushë, por kjo nuk ndikoi fare në rezultatin që lipjanasit e kishin në dorë nga pjesa e parë.

TABELA AKTUALE

Me fitore Ulpiana ka 18 pikë me fitoren e gjashtë rresht në 7 xhiro të zhvilluara, ndërsa Ferizaji mbetet në 11 pikë me humbjen e dytë sezonale, gjendet në pozitë të pestë të tabelës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë