Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI THELLON DALLIMIN!

Genc Berisha vendos, Dinamo fiton derbin ndaj ‘89-shit

Genc Berisha vendos, Dinamo fiton derbin ndaj ‘89-shit


3 October, 2023 @19:09

Ekipi i vetëm pa humbje në Ligë të Parë - Grupi A, Dinamo e Ferizajit ka kaluar edhe një derbi suksesshëm. Pas Suharekës në fillim të stinorit, ata kanë mposhtur edhe Trepçën’89 si mysafir sot, duke e mposhtur në “Riza Lushta” me rezultat minimal, 0-1 [Genc Berisha 57’].

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Burim Qerkini dhe që po debuton në Ligë të Parë, pasi që këtë stinor arriti këtu nga Liga e Dytë, ka thelluar distancën në krye të tabelës ndaj ndjekësve, ndërsa sot ka 8 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë - pikërisht Trepça’89 e Shpëtim Idrizit.

TABELA AKTUALE

Pjesa e parë kaloi pa gola në Mitrovicë, ndërsa në pjesë të dytë ka qenë Berisha që bëri dallimin me golin e shënuar për të siguruar fitoren e skuadrës në një ndeshje të luftuar mjaft.

Derisa ekipet tjera të grupit luajnë të mërkurën, Dinamoja lidere ka 19 pikë nga 7 ndeshje të luajtura dhe është ekipi i vetëm pa humbje në Grupin A të Ligës së Parë. Me këtë humbje, Trepça’89 rrezikon pozitën e dytë pasi mbetet në 11 pikë pas 7 ndeshjesh, ku është aktualisht.

formacionet startuese të ekipeve

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë