Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MITROVICASVE

Penalltia vendos, Trepça kthehet me fitore nga Istogu

Penalltia vendos, Trepça kthehet me fitore nga Istogu


3 October, 2023 @19:15

Skuadra e Trepçës, që dje u nda me trajnerin e deritashëm të saj Emin Baliqi, ka shënuar fitore nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm të ekipit, Enes Manxholli, duke shënuar fitore në “Demush Mavraj” ndaj Istogut.

Dallimin e vetëm në ndeshje e bëri një penallti e hershme e fituar nga mitrovicasit. Atë në gol e konvertoi mesfushori Ardian Neziri, e ky gol doli të jetë edhe përcaktues për tri pikët e ekipit gjelbërezi nga Mitrovica.

Istogu 0-1 Trepça [Ardian Neziri 14’pen.] Në pjesë të dytë edhe pse Istogu tentoi të bënte më shumë tentime kah porta e ekipit të mysafirëve, nuk arriti që të shkonte drejt barazimit dhe kështu në fund u desht të pajtohej me humbjen e pestë të stinorit.

TABELA AKTUALE

Trepça pas kësaj fitoreje ka dalë në pozitën e katërt sot, duke mbledhë 11 pikë nga 7 ndeshje, ndërsa Istogu mbetet i parafundit, i nënti në renditje, me 4 pikë nga po aq ndeshje. Troftat rrezikojnë të dalin në vend të fundit nëse Phoenix fiton nesër.

Xhiron që vjen, Trepça luan derbin lokal ndaj Trepçës’89, ndërsa Istogu luan pikërisht ndaj Phoenixit që i bie të jetë një derbi i pozitave të fundit të renditjes në Ligën e Parë - Grupi A.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë