Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE ME PËRMBYSJE

Lion Cahani me gola, Drenica përmbys Rilindjen 1974 për fitoren e dytë me radhë në shtëpi

Lion Cahani me gola, Drenica përmbys Rilindjen 1974 për fitoren e dytë me radhë në shtëpi


1 October, 2023 @22:41

Drenica ka arritur që me përmbysje të dalë fituese në duelin ndaj Rilindjes 1974 të Pejës të dielën në Skenderaj. Ekipi i kuqezinjëve ka përballuar presionin fillestar të ekipit të Fisnik Gashit dhe pas golit të pësuar janë mobilizuar gjatë minutave në pjesë të dytë, për të kërkuar fitoren dhe në fund e arritën atë. Drenica 2-1 Rilindja 1974 [Lion Cahani 47’, 44’ - Granit Kelmendi 33’].

Lion Cahani

Epërsia e Rilindjes 1974 që ishte dukshëm më konkrete në pjesë të parë u arrit me Granit Kelmendin, që shënoi për 0-1. Mirëpo, në pjesë të dytë ka qenë Lion Cahani i Drenicës që shpejt-e-shpejt me asistime nga Lushtaku fillimisht e më pas edhe nga Shala, për të fituar ndeshjen, 2-1.

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Drenica të dalë në pozitë të pestë tabelare me 8 pikë pas gjashtë ndeshjesh, ndërsa Rilindja 1974 është në pozitën e tetë me 4 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë