Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEFA VENDOS

Enis Sefa kthen Ferizajin te fitorja

Enis Sefa kthen Ferizajin te fitorja


1 October, 2023 @22:23

Futbollisti Enis Sefa ka qenë njeriu kryesor i ndeshjes, ndërsa Ferizaji pas dy ndeshjeve pa fitore i është kthyer trepikëshit të dielën, duke e mposhtur ekipin e fundit në renditje tabelare, Vushtrrinë.

Ferizaji 2-0 Vushtrria [Enis Sefa 33’, 68’]  TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Ferizaji të mbajë hapin me pjesën e epërme të tabelës, ndërsa ka 11 pikë dhe është i pesti pas xhiros së gjashtë, ndërsa Vushtrria në telashe të mëdha ka një pikë të vetme pas gjashtë ndeshjesh dhe është e dhjeta, e fundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë