Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI SHTON EPËRSINË!

Dinamo forcon kreun, nuk njeh kundërshtar

Dinamo forcon kreun, nuk njeh kundërshtar


30 September, 2023 @18:17

Ekipi i posa ardhur nga Liga e Dytë në Ligë të Parë - Grupi A, Dinamo e Ferizajit ka vazhduar me rezultate të mira aty, ndërsa sot ka mposhtur ekipin e Istogut bindshëm me rezultat të thellë, Dinamo 4-0 Istogu [Fidan Gërbeshi 22’, Henry Chibueze 32’, 76’, Genc Berisha 82’].

Skuadra e drejtuar nga Burim Qerkini nuk po njeh kundërshtar në Grupin A, ndërsa sot me lojë të sigurt kanë shënuar dy herë për pjesë për të siguruar fitoren e pestë kampionale nga gjashtë ndeshje. Dinamo me këtë fitore ka krijuar tashmë edhe distancë 5 pikëshe nga ndjekësi më i afërt, që po i hap edhe rrugën për Superligë potencialisht.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Dinamo lidere ka 16 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa Istogu i parafundit në renditje, i nënti, ka 4 pikë. Xhiron që vjen, Dinamoja i shkon Trepçës’89 në derbi, ndërsa Istogu pret Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë