SHTOHEN ULËSET
Flamurtari i ka tribunat gati
28 September, 2023 @12:04
Skuadra prishtinase, Flamurtari, tashmë i ka të gatshme tribunat e reja për shikues, të cilat janë bërë nga Komuna e Prishtinës së fundi. Sipas njoftimit të lëshuar nga kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, Flamurtari i ka të gatshme 1 mijë e 500 ulëset e reja në stadiumin “Xhemajl Ibishi” që do të mundësojnë shikim normal të ndeshjes në këtë terren.
Flamurtari përndryshe është qe sa vite në Ligë të Parë të Kosovës. Aktualisht trajner e ka Liridon Lecin, ndërsa skuadra së fundi në Ligën e Parë - Grupi B ka vetëm një fitore në pesë ndeshje dhe është e teta në renditje prej dhjetë ekipeve sa garojnë në këtë grup.