PRISHTINA E RE MBAN KREUN
Labinot Jetullahu mban Prishtinën e Re në krye
1 October, 2023 @21:40
Një gol i hershëm i Labinot Jetullahut, që ka përvojë të gjatë në futbollin e Kosovës ka bërë që Prishtina e Re të vazhdojë kryesimin në Ligë të Parë - Grupi B, pasi që ekipi i drejtuar nga trajneri Elon Berisha ka fituar ndeshjen e vështirë ndaj Kikës të dielën në “Agush Isufi” të Kamenicës.
Jetullahu shënoi nga 17 metra në minutën e tetë të ndeshjes për të përcaktuar rezultatin, që doli të jetë përfundimtar i ndeshjes, por rastet më pas kanë shkuar te të dyja palët, që patën edhe shtylla të goditura - por goli assesi s’erdhi për asnjërën.
E rëndësishme për Prishtinën e Re ka qenë fitorja nga një terren i vështirë, ndërsa ekipi me këtë triumf vazhdon kryesimin pasi që tash ka 15 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Kika mbetet me tre pikë të fituara në fillim të stinorit dhe është e parafundit në renditje, në pozitën e nëntë.