BARAZIM NË FUND!
Amir Prishtina i sjell pikë Phoenixit në fund!
30 September, 2023 @18:41
Mbrojtësi Amir Prishtina i ka sjellë pikë Phoenixit në fund, duke shënuar ndaj ish-skuadrës së tij Trepça, në duelin e luajtur në Mitrovicë të shtunën. Trepça kishte dalë në epërsi në fillim të ndeshjes me Arlind Sylën, por krejt në fund të duelit, rreth minutës së 90 ka qenë Prishtina që siguroi pikë për skuadrën mysafire, për përfundimtaren Trepça 1-1 Phoenix [Arlind Syla 11’ - Amir Prishtina 90’].
Pas gjashtë ndeshjes, Trepça ka 8 pikë dhe është për momentin e pesta në renditje, ndërsa Phoenixi i fundit në renditje ka tre pikë dhe është skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Parë - Grupi B pas gjashtë xhirosh. Në xhiron e radhës Trepça udhëton te Istogu, ndërsa Phoenix pret Drenicën.