Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITET RAHOVECI

Rahoveci ngritet me fitore të madhe në Gjakovë

Rahoveci ngritet me fitore të madhe në Gjakovë


1 October, 2023 @22:33

Rahoveci ka arritur të mposht Vëllaznimin në Gjakovë të dielën, duke e fituar ndeshjen me dy gola të shënuara në pjesë të dytë të duelit, për t’ia shkaktuar humbjen e tretë sezonale kuqezinjëve.

Jetmir Kacolli

Vreshtarët kanë fituar duelin pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, ndërsa ndeshjen e vulosi Liburn Shala në minutën e fundit të duelit. Të dyja golat e Rahovecit të drejtuar nga Granit Dervisholli u asistuan nga Jetmir Kacolli që iu kthye ekipit pas mungesës tre-javore nga lëndimi.

Vellaznimi vs. Rahoveci

TABELA AKTUALE  Vëllaznimi 0-2 Rahoveci [Avni Selmani 50’, Liburn Shala 90’]. Me këtë humbje, Vëllaznimi pas gjashtë xhirosh ka 7 pikë dhe është i shtati në renditje, ndërsa Rahoveci kërcen në pozitë të tretë të renditjes me 11 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë