Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KG VENDOS!

Suhareka mposht Rahovecin në tavolinë! KG vendos për 3-0!

Suhareka mposht Rahovecin në tavolinë! KG vendos për 3-0!


6 October, 2023 @17:20

Një gabim protokollar i KF Rahovecit i ka kushtuar me humbje të pikës së fituar në ndeshje ndaj Suharekës që në fushë kishte përfunduar 0-0! Vreshtarët në tavolinë, pas ankesës së Suharekës kanë humbur 0-3 këtë ndeshje. Ndërsa arsyeja, si mëposhtë në Vendimin e KG-së.

V E N D I M

Miratohet si e bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit “Suhareka 23” nga Suhareka dhe
Ndeshja e javës së 7-të e Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi A, në mes KF “Rahoveci“ dhe KF “Suhareka 23” e përfunduar me rezultat 0:0 në fushë, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Suhareka 23 nga Suhareka
.
A r s y e t i m
Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 06.10.2023 regjistroi ndeshjet e javësë 07.-të VIVA FRESH –Liga e Parë- Grupi A ,me rezultat të arritura në fushë , përveq të ndeshjes së zhvilluar në Rahovec në mes të -K.F-Rahovecit “ dhe K.F.-Suhareka 23 , për shkake se K.F.- Suhareka 23 ka ushtruar ankesë përkitazi me parregulsin e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e KF-“Rahoveci “ – , konkretisht :
KF- Rahoveci ka aktivizue në lojë lojtarin me nr. 9 . Hamid Mullaabazi ,me nr.I.D. -004655M97 i cili nuk ka qenë i shënuar- rexhistruar në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes .
Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua :
Komisioni i Garave , sipas Nenit 71 Paragrafi 1.të Regullorës së Garave janë prëmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën ..
Sipas protokolit zyrtar , lojtari me nr .9. nuk ka qenë i shënuar -rexhistruar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe I cili është aktivizuar në miuten 80 të lojës dhe ky veprim i K.F.- “Rahoveci ” ka qenë i pa lejuar dhe i kunderligjshëm.

Komisioni i Garave , konform Nenit 77. Pargrafi 2. Pika 8 të Rregullorës së Garave e miraton ankesën e K.F.- “Suhareka 23“ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 7- të , të VIVA FRESH- Liga e Parë –Grup A, në mes K. F.- “Rahoveci “ -K.F.- Suhareka 23 e rexhistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të K.F.-Suhareka 23 , nga : Suhareka .
Nga theksimet e lartëshenuara e vendos si në dipozitv.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë