ANDALUZIA

Foto:Google
Escudero u stërvit me ekipin, Gómez jo
18 April, 2021 @11:51
Sergio Escudero, lojtari i Sevillas, rikthehet me grupin pasi ka kaluar virusin.
Julen Lopetegui konfirmoi në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Real Sociedad se Escudero po stërvitet përsëri me ekipin.
“Covid-in e ka kaluar, ai ishte testuar negativ dhe ishte në gjendje të bashkohej. Është një lajm i mirë për ne,” tha spanjolli.
Lojtari nga Valladolid ka munguar në ndeshjet kundër Atlético Madrid dhe Celta de Vigo.
Sergi Gómez, nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit.
Mbetet të shihet lista e Lopetegui për të ditur nëse Escudero dhe Sergi Gómez do të jenë më në fund pjesë e ekipit për ndeshjen e së dielës ora 14:00.