ANGLEZI

Foto:Google
Grabitet Chris Smalling
18 April, 2021 @11:40
Chris Smalling, mbrojtësi i Romës, u grabit në shtëpi para gruas dhe fëmijës së tij, sot në mëngjes.
Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” raportoi se tre grabitës të armatosur hynë në shtëpinë e anglezit dhe e detyruan atë të hapte kasafortën, ku morën argjend dhe gjëra të tjera me vlerë.
Gruaja e Smalling, pas incidentit thirri policinë dhe ata mbërritën në vilën e familjes, që gjendet në jug të Romës.
Policia është ende duke hetuar rastin dhe Roma i ka ofruar mbështetje lojtarit.
Smalling, u bashkua me klubin italian nga Manchester United me një marrëveshje të përhershme vitin e kaluar.
Ai nuk ishte i përfshirë në barazimin e Romës në Ligën e Evropës me Ajax të enjtën mbrëma, për shkak të një lëndimi në gju.