SLAVIA 0-4 ARSENAL & VILLARREAL 2-1 DINAMO
Arsenali briliant, tash ndaj ish-trajnerit
15 April, 2021 @23:15
Arsenal përkundër barazimit në ndeshjen e parë si vendas ndaj Slavia Pragës 1-1, është treguar briliant në ndeshjen e kthimit dhe ka shënuar fitore si mysafir 0-4 [Lacazette 21p, 77, Pepe 18, Saka 24] për të siguruar gjysmëfinalen e Europa Ligës.
Ekipi i Mikel Artetës ka përfunduar krejt punën në gjysmorëshin e parë të ndeshjes, duke shënuar tri herë në portën e ekipit nga kryeqyteti çek në Sinobo dhe kështu pjesa e dytë kaloi edhe më një gol tjetër për fitore bindëse. Nga shumë njohës futbolli, kjo paraqitje e Arsenalit sonte është vlerësuar si më e mira e stinorit!
Granit Xhaka ishte për 90-minuta në fushë te ekipi i Artetës, i padiskutueshëm në pozitën e tij, ndërsa tash Arsenalin në gjysmëfinale e pret dueli ndaj ish-trajnerit.
Villarreali i Unai Emeryt nuk la vend për edhe një befasi të Dinamos së Zagrebit, duke i mposhtur ata edhe në ndeshjen e dytë 2-1 [Paco 36, Moreno 43 - Orsic 74], pas të parës 0-1 për të shkuar tutje me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Futbollisti i Kosovës Lirim Kastrati përgjatë 90-minutave qëndroi në bankën rezervë të Dinamos, derisa ekipi shënoi vetëm golin e nderit me sulmuesin e tyre që bëri emër ndaj Tottenhamit, Mislav Orsic.
Ndeshja e parë do të luhet në Spanjë, më 29 prill, ndërsa ajo e kthimit në Londër më 6 maj. Ekipi më i mirë pas dy dueleve siguron finalen e garës.