SULMUESI BELG NË RADAR
Londinezët e duan Mertensin
15 April, 2021 @16:23
Dy klube të Premier Ligës nga Londra dhe rival të përbetuar, Arsenal dhe Tottenham, po shikojnë mundësinë për të siguruar shërbimet e futbollistit belg të Napolit, Dries Mertens.
Mertensit 33-vjeçar kontrata me napolitanët i skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe ky fakt po shtyen drejtuesit e Napolit që të shikojnë opcionin e shitjes së tij, pasi që prej janarit të ardhshëm ai do të ketë mundësi që të lirohet nga klubi pa dëmshpërblim.
E kjo, ka bërë që Arsenal e Tottenham të futen në aksion për futbollistin e shkëlqyer të Napolit dhe me përvojë të mjaftueshme për të treguar ndikim në skuadër.
Kujtojmë, Mertens është rekord-golashënues i Napolit me 134 gola të shënuara për klubin përballë Vezuvit.