BERLIN
Hertha sjell ish-sulmuesin në skuadër
15 April, 2021 @15:13
Hertha Berlin ka konfirmuar ardhjen e ish-sulmuesit të skuadrës, Fredi Bobic. Klubi i kryeqytetit ka bërë të ditur se Bobic do të merr pozitën e drejtorit sportiv nga 1 korriku i këtij viti, duke e zëvendësuar një ish-lojtar tjetër në këtë pozitë, Michael Preetz.
Ditë më parë u bë e ditur se Eintracht Frankfurt do të ndërprejë kontratën me Bobicin 49-vjeçar, që hap dyert për kalimin e tij te Hertha.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi arritur marrëveshje me kandidatin e dëshiruar për këtë post, Fredi Bobic. Jemi duke shikuar përpara tani, ashtu që të kemi një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm,” ka thënë kryetari i klubit nga Berlini, Werner Gegenbauer.