GREZDA
Osijeku ia uron Grezdës ditëlindjen në gjuhën shqipe
15 April, 2021 @11:54
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, që luan te Osijeku i Kroacisë, sot feston ditëlindjen e tij.
Ndërsa ekipi i tij në llogaritë zyrtare të skuadrës ia ka uruar lojtarit të tyre ditëlindjen në gjuhën shqipe.
Eros Grezda, që sot i mbush të 26-tat, në kohërat e fundit nuk po ftohet te kuqezinjtë, ndërsa pas një periudhe jo të mirë të kaluar te Rangers i Skocisë, i është kthyer ekipit të tij të mëparshëm Osijek.