Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO 2020

UEFA konfirmon prezencën e tifozëve në Romë për EURO 2020

UEFA konfirmon prezencën e tifozëve në Romë për EURO 2020


14 April, 2021 @18:10

Shtëpia e futbollit në Evropë, UEFA, sot ka pranuar konfirmimin nga Federata e Futbollit të Italisë dhe Qeveria e Italisë se ndeshjet e Kampionatit Evropian EURO 2020 do të mund të luhen me prezencën e tifozëve.

Konfirmimi është dhënë për stadiumin Olimpik të Romës, për të cilin nga autoritetet është dhënë garancion se do të mund të ketë tifozë së paku 25% nga kapaciteti i përgjithshëm. Si rrjedhojë, UEFA tani e konsideron Romën plotësisht të konfirmuar si nikoqir i Evropianit.

Siç dihet, Kampionati Evropian EURO 2020, i cili është shtyer për shkak të pandemisë, është paraparë të organizohet në 12 shtete të ndryshme evropiane, ku ndër ta është edhe Italia me stadiumin Olimpik të Romës që ka kapacitet prej 72 mijë ulësesh.

GRUPET EURO 2020

Ndeshja e parë e EURO 2020 do të luhet pikërisht në këtë stadium ndërmjet Italisë dhe Turqisë më 11 qershor, në kuadër të grupit A.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani