Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DORTMUND 1-2 MAN CITY

City në gjysmëfinale, përsëritet suksesi historik

City në gjysmëfinale, përsëritet suksesi historik


14 April, 2021 @22:39

Manchester City është skuadra e dytë nga Premier League që është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

‘The Citizens’ arritën ta përsëritin suksesin e më të madh të klubit në Champions, duke i eliminuar gjermanët e Borussia Dortmund në çerekfinale.

City i mposhti verdhezinjtë me rezultat identik si ajo e ndeshjes së parë, 1-2, për të fituar me rezultat të përgjithshëm 2-4 pas dy ndeshjeve.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën 15’ nga vendasit nëpërmjet mesfushorit të talentuar anglez, Jude Bellingham, ndërsa në pjesën e dytë anglezët u kundërpërgjigjen me dy gola të shënuara, së pari me Riyad Mahrez (55’) nga penalltia dhe më pas me Philip Foden (75’) për rezultatin përfundimtar.

Kjo është hera e dytë në histori të Manchester Cityt që arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që të njëjtën gjë e kishta arritur në vitin 2015/16 kur ishte mposhtur nga kampioni i atij edicioni, Real Madrid.

City në gjysmëfinale do të takohet me PSG-në.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League