TRAJNERI I BAYERNIT
Hansi Flick drejt kombëtares
15 April, 2021 @14:26
Pa eliminimit të Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, rriten gjasat që trajneri Hansi Flick të largohet nga klubi në fund të sezonit, për të marrë detyrën e Gjermanisë.
56-vjeçari e ka drejtuar Bayernin drejt suksesit që kur mori drejtimin nga Niko Kovac në nëntor 2019, duke fituar gjashtë trofe në 18 muaj.
Muajin e kaluar u njoftua se Joachim Low do të tërhiqet nga roli i trajnerit të Gjermanisë pas Euro 2020 dhe Flick shihej si një pasardhës i mundshëm.
Duke folur për Sky Sports News, Matthaus, ish-lojtar i Bayernit, beson se trajneri aktual i bavarezëve kryeson listën për t`u bërë trajner i Gjermanisë. “Unë kam thënë që Hansi Flick është në krye të listës së DFB (Federata Gjermane e Futbollit). Kjo do të thotë se ndeshja e fundit kundër Augsburg në shtëpi do të jetë ndeshja e fundit e Hansi Flick si trajner i Bayern”, tha Matthaus
Sipas ish-lojtarit të Gjermanisë, Bayern tashmë po planifikon për pasardhësin e Flick, trajnerin e RB Leipzig Julian Nagelsmann.