LEON DAJAKU
Dajaku vendos për Gjermaninë para Kosovës
15 April, 2021 @22:19
Leon Dajaku synon të luajë për përfaqësuesen e Gjermanisë në të ardhmen, para asaj të Kosovës.
Sulmuesi i talentuar me origjinë nga Kosova, në një intervistë për klubin e tij, Union Berlin, konfirmoi për planin e tij në nivelin përfaqësues.
- “Futbolli është gjithçka për mua. Unë jam duke dhënë më të mirën nga vetja dhe shpresoj të luajë në nivelin e përfaqësueses gjithashtu.
- Dhe për përfaqësuesen?
- Gjermaninë!”
...ishte dialogu mes Dajakut dhe moderatores që bëri pyetjen në intervistën në fjalë.
Dajaku, 20 vjeçar, deri më tani ka luajtur për grupmoshat U17, U18 dhe U19 të Gjermanisë, ndërsa së fundi është grumbulluar edhe me grupmoshat e U20 të këtij shteti.
Futbollisti aktualisht është duke luajtur në Union Berlin në formë të huazimit nga gjiganti Bayern Munchen.
Intervistën e plotë të Dajakut e gjeni këtu.