SHQIPËRI
Vllaznia licencohet për garat evropiane
15 April, 2021 @20:48
Skuadra pretendente për titull në Shqipëri, Vllaznia e Shkodrës, është licencuar për pjesëmarrje në garat evropiane për stinorin e ardhshëm 2021/22.
Njoftimin për licencim shkodranët e kanë pranuar me anë të një letre nga Sekretari i Përgjithshëm i FShF-së, Ilir Shulku.
Sipas njoftimit thuhet se komisioni i lecensimit të klubeve pas shqyrtimit dhe vlerësimit të raporteve të ekspertëve, ka marrë vendim që klubit KF Vllaznia t’i lëshohet licenca për pjesëmarrje në garat e UEFA-së dhe FShF-së për stinorin 2021/22.
Vllaznia aktualisht gjendet në pozitën e dytë në kampionatin shqiptar me dy pikë më pak se liderja, Teuta, ndërsa përveç kësaj rrugën drejt Evropës mund ta sigurojë edhe nëpërmjet Kupës ku do të luajë në finale përballë Skënderbeut.