MAN UTD 2-0 GRANADA & ROMA 1-1 AJAX
United pa telashe, Dzeko ndali dominimin e Ajaxit
15 April, 2021 @23:27
Manchester United ka kaluar lehtë në gjysmëfinale, duke arritur të thellojë epërsinë 0-2 nga ndeshja e parë në 4-0 të përgjithshme, pasi që edhe sonte fitoi 2-0 [Cavani 6, Vallejo 90ag.].
Ka qenë Edinson Cavani që shpejt tregoi kush është shef në Old Trafford, derisa Granada debutuese në garë evropiane nuk kishte fuqi për më tepër dhe kështu deri në fund nuk arriti t’i bëj ballë Unitedit, që përfundimisht për 2-0 kreu ndeshjen me autogoli të mysafirëve.
E dy skuadrat më të favorizuara për trofeun e garës, ndeshen në gjysmëfinale. Kjo pasi që Roma ka arritur të ndalë dominimin e plotë të Ajaxit sonte në Olimipico me një gol të Edin Dzekos, që është treguar shpëtimtar dhe qetësues i mbrojtjes romake.
Pas epërsisë së arritur në ndeshjen e parë 1-2, Roma e dinte se Ajaxit i nevojiteshin dy gola për të kërkuar kualifikimin dhe ekipi i Paulo Fonsecas kishte vendosur të përqëndrohej në mbrojtje.
Kjo pas pjesës së parë desh i kushtoi giallorossëve, por ka qenë boshnjaku Dzeko që qetësoi gjakrat vendase, kur shënoi për barazim 1-1 [Dzeko 72 - Brobbey 49] dhe përkundër se Ajaxi me gol të dytë do të mund të çonte ndeshjen në vazhdime, nuk e arriti.
Tash, më 29 prill Manchester United pret Romën në Angli, para se të udhëtojë për në Itali më 6 maj - ku më i miri nga dy duelet shkon në finale të garës, që do të luhet në Gdansk të Polonisë.