MEDIA
FSHF me premi disa milionëshe për kualifikim
16 April, 2021 @12:05
Shqipëria ka nisur kualifikimet për Botërorin e radhës Katari 2022 me dy fitore dhe një humbje.
Fitorja, përkundër se me rezultat të zbehtë dhe jo me lojë bindëse, erdhi ndaj Andorrës dhe San Marinos — një gjë e pritur, ndërsa humbja erdhi prej Anglisë — gjithashtu e pritur.
TABELA dhe ORARI drejt BOTËRORIT
Ndërsa sot, Panorama Sport ka bërë të ditur se ka kuptuar se FSHF ka përgatitur premi për secilën ndeshje të kuqezinjëve përgjatë kualifikimeve, ku punët më të vështira do të jenë në ndeshje ndaj Hungarisë e Polonisë.
Ndërsa në rast se shqiponjat sigurojnë biletën për Katar 2022, atëherë FSHF-ja ka vendosur shpërblimin prej 3 milionë eurosh për lojtarët.